
Komentatorja politike, Shqipe Pantina ka thënë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani duhet të shpallë të hënën e 3 shkurtit, ditë zie në Kosovë, për shkak të humbjes së tre të rinjve në Jabllanicë të Gjakovës.
Pantina ka thënë se tragjedia në Jabllanicë është një dhimbje e madhe për tërë Kosovën.
“Unë mendoj se ajo çka duhet të ndodhë është të shpallet ditë zie nesër në Kosovë. Presidentja e vendit ta shpallë një ditë zie sepse është një dhimbje e madhe”, ka thënë ajo.
Sipas Pantinës, të gjitha partitë politike në vend do të duhej t’i anulonin aktivitetet e tyre.
“Të gjitha partitë politike do të duhej të anulonin aktivitetet e tyre”, ka thënë Pantina në “Politiko” me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10/