Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shqipëria kandidon për Oscars 2023 me filmin “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”

Gazeta10
17 September 2022 - 17:25

Shqipëria kandidon për Oscars 2023 me filmin “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”, raporton Gazeta10.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Qendra e Kinematografisë së Kosovës.

Ky film është i bashkëprodhim i Shqipërisë, Kosovës, Portogalisë dhe Greqisë me regjisor Gentian Koçin.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“NJË FILXHAN KAFE DHE KËPUCË TË REJA VESHUR” ËSHTË KANDIDATURA E SHQIPËRISË PËR OSCARS 2023

Filmi “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” i regjisorit Gentian Koçi, bashkëprodhim mes Shqipërisë, Kosovës, Portugalisë dhe Greqisë, do të jetë kandidatura zyrtare e Shqipërisë në edicionin e 95-të të OSCARS.

Ky film i cili do ta përfaqësoj Shqipërinë në Academy of Motion Picture Arts and Sciences (AMPAS), ka për producent Genc Përmetin dhe bashkëproducent nga Kosova, Liridon Cahanin.

“Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Radio-Televizionit Publik Shqiptar, Qendra Greke e Filmit, Televizioni Publik Grek, Qendra Kinematografike e Kosovës, Instituti Portugez i Kinemasë dhe Audiovizualit, Eurimages, Media-Creative Europe dhe Bashkia e Tiranës”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kinematografike të Kosovës. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.