
Shqipëria ka pësuar humbje në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Izraelit.
Ndeshja e cila u cilësua si një finale për kombëtarën kuq e zi u mbyll me fitoren e skuadrës vendase me rezultat 2 me 1, raporton Gazeta10.
Pas gabimit të Elseid Hysajt dhe vendosjes së keqe të mbrojtësve të qendrës, Shon Ëeissman shënoi për 1:0 që në fillim të pjesës së dytë, përkatësisht në minutën e 46-të.
Shqipëria barazoi rezultatin me anë të Myrto Uzunit, mirëpo në minutat shtesë të ndeshjes vendasit shënuan edhe një herë për tri pikë të reja.
Golin e fitorës për Izraelin e shënoi, Tai Baribo./Gazeta10/