Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Shqipëria publikon listën për ndeshjet e nëntorit

Gazeta10
10 November 2023 - 12:17

Kombëtarja e Shqipërisë, me në krye Sylvinho ka publikuar sot listën për ndeshjet kualifikuese të muajit nëntor.

Tekniku brazilian ka vendosur të mos bëjë ndryshime në portë, mbrojtje e mesfushë, duke i besuar të njëjtëve futbollistë të thirrur edhe në ndeshjet e kaluara të

Kombëtares.

E vetmja risi e Silvinjos është rikthimi i Arbnor Muçollit në radhët e kuqezinjve. Sulmuesi shqiptar po kalon një formë mjaft të mirë në radhët e skuadrës së Göteborg

në Suedi.

Kjo është lista e plotë e kombëtares:

Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha dhe Elhan Kastrati.

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Frederic Veseli dhe Mario Mitaj.

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Keidi Bare, Klaus Gjasula, Qazim Laçi dhe Nedim Bajrami.

Sulmues: Ernest Muçi, Taulant Seferi, Mirlind Daku, Arbnor Muja, Arbnor Muçolli, Sokol Cikalleshi, Jasir Asani dhe Myrto Uzuni.

Shqipëria gjatë këtij muaji do t’i luajë dy ndeshje, të parën si mysafir ndaj Moldavisë më 17 nëntor, gjersa të dytën e luan në “Air Albania” më 20 nëntor.

Kombëtarja shqiptare pozicionohet në vendin e parë me 13 pikë, dy më shumë se Çekia në vendin e dytë.  

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.