
Shqiptarët në Diasporë po arrijnë gjithnjë e më shumë suksese në profesionet e tyre.
E ka shumë të tillë që po bëjnë emër në fushën e ndërmarrësisë.
Njëri nga ta është afaristi i njohur, Isuf Gashi i cili jeton dhe vepron në Stuttgart të Gjermanisë.
Gashi pritet ta hapë edhe një biznes në Bietigheim-Bissingen.
Biznesi “LOLA’S Backshop”, do të jetë një furrë buke ku do të gatuhen ushqimet më të mira tradicionale të Kosovës.
Hapja e këtij biznesi pritej ti dedikohej vajzës së tij Vlorës, me rastin e ditëlindjes së 26-të, por që pas një rasti tragjik që familja pati u detyruan ta shtyejnë hapjen e furrës, raporton Gazeta10.
Jo vetëm konsumatorët shqiptarë, por edhe të tjerë do të kanë mundësi ta shijojnë cilësinë e kësaj menuje të pasur të ushqimit.
Ky biznes pritet të hapet me 6 maj 2023./Gazeta10