Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Shqiptarët i shihni me llupë, për serbët i mbyllni sytë”, aksion simbolik në Bujanoc nga Këshilli Kombëtar

Gazeta10
14 January 2025 - 10:06

“Shqiptarët i shihni me llupë ndërsa për serbët i mbyllni sytë”, është mesazhi i vendosur para stacionit policor në Bujanoc dhe para Gjykatës Themelore në Bujanoc.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka njoftuar sot se kanë realizuar këtë aksion simbolik para këtyre stacioneve.

“Për një koment në facebook një shqiptar nga Bujanoci u dënua me qindra mijëra dinarë dhe me një muaj paraburgim, ndërsa ky standard nuk vlejti kur një serb kërkoj zola për ta bombarduar ndërtesën e KKSH”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka theksuar se shqiptari u dënua me pretekstin e intolerancës kombëtare, ndërsa sipas Lutfiu ky standard nuk vlejti për zyrtaren policore nga Medvegja e cila na quajti minjë.

“Prandaj, Alo Policia, Alo Prokuroria ishte thirrja jonë sot!”, ka shkruar Lutfiu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.