Lajme

Shqiptari vret gruan në sy të vajzës dhe prindërve në SHBA

Gazeta10
08 Nëntor 2024 - 19:45

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Worchester të Amerikës, ku një shqiptar ka vrarë bashkëshorten e tij në sy të vajzës dhe prindërve.

Sipas Euronews,al, Bruna Flamuraj dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj Lindi Flamuraj, rreth orës 02:00 të mëngjesit të djeshëm (7 Nëntor), në Massachusetts. Fqinjët shpjeguan se dëgjuan fillimisht të bërtiturat e gruas, më tej ulërima të forta dhe në fund 6 apo 7 të shtëna arme.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shkak për sherrin mes çiftit ishte xhelozia.

Raportohet është se autori është shtruar në spital i plagosur, pasi ka pësuar dëme gjatë konfliktit me të shoqen, ngjarje që përfundoi me vrasjen e saj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.