Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shqiptarja nga Kosova zgjedhet ministre kantonale në Zvicër

Gazeta10
14 May 2023 - 15:43

Me politikanen që ka prejardhje nga Kosova, Ylfete Fanaj, Partia Socialdemokrate është rikthyer në qeverinë e Lucernit pas tetë vitesh.

Fanaj është bërë ministrja e parë kantonale në Zvicër me origjinë nga Kosova. Ajo u zgjodh në qeverinë e kantonit të Luzernit.

PS-ja arriti të rikthehej në qeverinë e Lucernit me Ylfete Fanaj të dielën – pas një mungese tetëvjeçare. U zgjodh gjithashtu kandidati për SVP Armin Hartmann.

Kështu, ekzekutivi është i kompletuar dhe dukshëm me më shumë gra se sa në tetë vitet e fundit. Armin Hartmann nga SVP mori më shumë vota (51,078), raporton Nau.ch.

Ylfete Fanaj ka marrë 45.053 vota. Claudia Huser (GLP) mori 39,674 vota dhe humbi hyrjen në qeverinë kantonale të Lucernit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.