Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

SHSKUK e largon përgjegjësinë për logopedin abuzues, thotë se u informua nga mediat

Gazeta10
27 November 2022 - 23:17

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka reaguar për raportimin se logopedi nga Gjilani, Iljasa Fazliu e kishte keqtrajtuar një vajzë 5-vjeçare të diagonistifikuar me autizëm.

ShSKUK thotë se rasti ka ndodhur jashtë institucionit të QKUK-së dhe se ata nuk kanë qenë të informuar më herët , raporton Gazeta10

“Njoftojmë opinionin se me të parë publikimin në medie, për rastin që ka ndodhur jashtë institucionit të QKUK-së, e për të cilin nuk kemi qenë të informuar, menaxhmenti i ShSKUK-së,  kërkuar nga drejtori i Klinikës së Otorinolarongologjisë  që të procedojë me ndërmarrjen e masave konform legjislacionit në fuqi, meqë drejtori i klinikës është mbikqyrës i shefave të reparteve dhe shërbimeve përkatëse”, thuhet në njoftim.

Ky institucion e ka dënuar këtë keqtrajtim të logopedit ndaj vajzës 5-vjeçare.

“Për ShSKUK është e dënueshme dhe e pa pranueshme sjellja e tillë e një profesionisti shëndetësor, andaj siç e theksuam presim që drejtori i Klinikës së ORL-së të ndërmarrë masat e nevojshme konform legjislacionit në fuqi”.

Gjatë ditës është raportuar se ordinanca ku ndodhi keqtrajtimi nuk ka pasur licencë.

“Sa i përket mungesës së licencës së punës, lëshimi i tyre është në kompetencë të Odave përkatëse, Odës së Mjekëve  për mjekë dhe Odës së Infermierëve për profilet tjera, për çka  të njejtit duhet të lajmërojnë institucionet. Mungesa e një databaze elektronike për stafin e ShSKUK, e vështirëson përcjelljen në kohë reale të punës, avansimeve dhe mungesave eventuale të stafit.  Për këtë arsye, memaxhmenti i ShSKUK, para 2 jave ka filluar procesin e digjitalizimit të të dhënave të stafit të saj”, përmbyllet reagimi i ShSKUK./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.