
Shtatë persona raportohen të jenë plagosur pas disa të shtënave me armë zjarri të premtën pasmesnate, në lokalin “Bon Vivant” në rrugën “Rexhep Luci”, në kryqytet.
Policia dhe Autoambulanca tashmë janë në vendin e ngjarjes.
Të kontaktuar nga Gazeta10, Policia e Kosovës ende nuk ka kthyer përgjigje rreth rastit.
Gazeta10 do të ju mbajë të informuar…