Lajme

Shtëpia iu bë cak i vjedhjes, flet kryetari i Istogut: Ka shkaktuar jo vetëm dëm ekonomik, por ka tronditur edhen ndjenjën e sigurisë të familjes

Gazeta10
07 Dhjetor 2024 - 21:23

Kryetarit të Komunës së Istogut, Ilir Feratit, shtëpia iu bë cak i vjedhjes.

Shumë parash e gjëra të tjera materiale përfshirë këtu edhe një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë familjare qenë pre e vjedhjes.

Kryetari Ferati për këtë ka thënë se një veprim i tillë i papranueshëm ka shkaktuar jo vetëm dëm ekonomik, por ka tronditur thellësisht ndjenjën e sigurisë së familjes.

“Ky veprim i papranueshëm ka shkaktuar jo vetëm dëm ekonomik, por ka tronditur thellësisht ndjenjën e sigurisë së familjes sime dhe timen, si qytetar dhe si Kryetar Komune. Humbja e trashëgimisë familjare e bënë këtë ngjarje edhe më të dhimbshme, pasi përfaqëson një pjesë të historisë dhe identitetit tim personal“, shkroi ai para pak minutash në Facebook.

Ai ndërkohë u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë dhe institucioneve përgjegjëse që të angazhohen me përkushtim për zbardhjen e plotë të rastit dhe nxjerrjen para drejtësisë të autorëve të këtij akti të dënueshëm.

„“Siguria dhe mbrojtja e pronës janë të drejta themelore që duhen garantuar për të gjithë qytetarët pa përjashtim“, shkroi ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.