Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Shtet policor, s’keni lanë gja pa ba” –  Debat i nxehtë mes Matoshit e Bashës në Politiko

Gazeta10
13 September 2023 - 21:47

Në emisionin “Politiko”, me Kushtrim Sadikun, është ashpërsuar debati mes publicistit Halil Matoshi dhe deputetit Dimal Basha.

Matoshi i ka thënë Bashës që kanë provuar me i ndalu mediet dhe ju kanë thanë banda kriminale.

“S’keni lanë gja pa ba o Dimal, keni ba budallallëk” ka thënë Matoshi.

Basha i ka thënë Matoshit se qytetarët ju kanë provuar juve duke aluduar në kohën kur Matoshi ishte këshilltar i Haradinajt.

Matoshi e ka quajtur shtet policor qeverisjen e VV-së dhe Kurti pasi Basha i quajti sukses veprimet e Kurtit në veri.

Politologu Nexhmedin Spahiu e ka ftuar Matoshin që së bashku të shkojë në veri por Matoshi tha që nuk shkon atje me polici.

“Me 200 policë e autoblinda me shku atje baca Halil a, jo kjo nuk ndodhë kurrë”, tha Matoshi.

Spahiu tha që duhet me shku atje me e pa shërbimet që ofrohen për serbët nga kryetarët aktualnë veri. Këtë e kundërshtoj ashpër Matoshi duke thënë që nuk është fare e vërtetë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.