Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shteti i Kosovës do të shpenzojë mbi 1.5 milion euro për mbrojtje në Arbitrazh

Gazeta10
17 November 2023 - 14:21

Buxheti i Kosovës do të shpenzojë plotë 1 milion e 585 mijë euro për përfaqësim ligjor në tri raste të ndara në Arbitrazh Ndërkombëtarë dhe procedura gjyqësore.

Ministria e Drejtësisë e cila udhëhiqet nga Albulena Haxhiu ka përzgjedhë dy kompani ligjore ndërkombëtare, njëra amerikane dhe tjetra austriake, për përfaqësimin e Kosovës në tri raste të arbitrazhit dhe që për cilat raste konkretisht nuk bëhet e ditur, raporton Gazeta10.

Sipas njoftimit për dhënien e kontratës nga KRPP shihet se kompania amerikane Squire Patton Boggs (US) LL do ta përfaqësojë Kosovën në dy raste të ndara në Arbitrazh.

Për rastin e parë kjo kompani do të përfitojë nga buxheti i shtetit të Kosovës 1 milion e 180 mijë euro dhe për rastin e dytë 295 mijë euro dhe që në total vetëm kjo kompani do të marrë 1 milion e 475 mijë euro.

Kurse një rast tjetër në Arbitrazh do të përfaqësohet nga kompania austriake ZFZ Zeiler Rechtsanëaelte GmbH e cila do të përfitojë nga shteti i Kosovës 110 mijë euro.

Sipas njoftimit për dhënien e kontatës në këtë procedurë janë ftuar katër Operator Ekonomik ndërkombëtar për pëfraqsim të Republikes së Kosovës në kontestet e Arbitrazhit dhe Procedura Gjyqësore dhe janë pranuar tri oferta , ku një ofertë është refuzuar për shkak se nuk ka oforuar TVSH -në si dhe nuk ka ofruar çmim për përfaqsim të ekipit për shpenzimet e tyre. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.