
Veterani Xhevdet Qeriqi ka deklaruar se nuk e ka çuditur fakti se qysh Serbia e ka nderuar kriminelin e luftës Ratko Mlladiq duke i organizuar edhe ceremoni shtetërore.
“Fatkeqësisht Serbia gjithmonë i ka nderuar ata që kanë kryer krime sikur ka qenë Mlladiqi, Karaxhiqi e shumë të tjerë, madje duke i konsideruar ata si heronj”, tha mes tjerash Qeriqi, duke shtuar se e keqja e ghithë kësaj është tolerimi që po i bëhet Serbisë nga Bashkimi Evropian.
Këto komente Qeriqi i bëri në emisionin debatues, POLITIKO në Kanal 10.
Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10