Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Shtetin e kemi fitu me luftë”- Matoshi, Gashit: Me këto mend edhe dy mijë vjet se kishe ba

Gazeta10
03 October 2023 - 21:35

Në emisionin “Politiko”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, analisti Blerim Gashi ka thënë se kosovari i përgjithshëm ka avancu në mbrojtjen dhe diplomacinë publike mos me e lan me hec rrena serbe.

Sipas tij sulmi në Banjska dëshmoi që format që i përdor Vuçiqi janë të “budallakafta” dhe nuk ecin ma.

Ai tutje tha që një polici e kësaj republike ja nali turrin Serbisë, në koordinim me aleatët tonë.

“Prandaj nuk ka ndonjë kanal shpëtues që ia mundëson Serbisë me shpëtu prej kësaj që ka ndodhur në Banjskë”, tha Gashi.

Publicisti Halil Matoshi ka thënë që nuk kemi mekanizëm që ta dëshmojmë këtë tek bashkësia ndërkombëtare.  Ai tutje tha që bashkësia ndërkombëtare ta ka dhuru shtetin sovran kombëtar.

I ashpër me këtë mendim të Matoshit ishte Gashi duke thënë se Kosova është çliruar vet dhe e ka fituar shtetin sovran. “Ne vet e kemi shpallur, ata na kanë ndihmuar”, ka thënë Gashi.

Matoshi ka thënë në fund se “me këto mend edhe dy mijë vjet se kishe ba”, duke aluduar në krijimin e shtetit. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.