
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se është rritur numri i snajpersitëve në FSK, pas një trajnimi që Njësia e Operacioneve Speciale janë duke e ndjekur në Jordani.
Mehaj ka thënë se kanë mirënjohje për mundësinë e dhënë nga Jordania, duke shtuar “vazhdojmë drejt sukseseve”.
“Shtohen operatorët snajperistë profesionist në radhët tona. Komandot tona nga Njësia e Operacioneve Speciale janë duke ndjekur trajnimin specialistik për operim me snajper në Jordani me kolegët e Forcat e Operacioneve Speciale të vendit nikoqir. Mirënjohje për mundësinë e ofruar partnerëve jordanez dhe suksese të mëtejme komandove tona!Vazhdojmë drejt sukseseve të radhës!”, ka shkruar Mehaj./Gazeta10