Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shtohet presioni për themelimin e Asociacionit

Gazeta10
15 January 2023 - 19:00

Raporti: Arza Kastrati / Kanal10

Qeverisë së Kosovës po i kërkohet të propozojë alternativa për themelimin e Asociacionit, pas garancisë amerikane se i njëjti do të jetë në përputhje me Kushtetutën e vendit. Mirëpo, theksohet se çështja e Asociacionit nuk duhet të diskutohet si temë e veçantë, por vetëm në kuadër të marrëveshjes finale.

Garancitë amerikane për marrëveshjen finale me Serbinë, kanë bërë që të shtohen zërat ndaj Qeverisë së Kosovës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Por, ekzekutivit kosovar i është kërkuar kujdes që një mekanizëm i tillë të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se institucionet e vendit duhet t’i dëgjojnë kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas garancive që janë dhënë lidhur me Asociacionin.

Ndërkohë, Arbëresha Loxha, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka thënë se Kosovës tani po i bëhet presion nga të gjithë partnerët strategjikë për Asociacionin.

Megjithatë, ajo ka kërkuar nga ekzekutivi që Asociacioni të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe mos të diskutohet si temë e veçantë, por vetëm në kuadër të marrëveshjes finale.

Kurse, analisti politik, Gazmir Raci, ka deklaruar se palët duhet të insistojnë fillimisht në planin franko-gjerman dhe pastaj të shkohet tek marrëveshjet të tjera, përfshirë Asociacionin.

Gjatë qëndrimit në Kosovë të këshilltarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka nënvizuar nevojën për themelimin e Asociacionit, por dyje theksuar se ai duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

https://youtu.be/O1c0kVA8KXs

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.