
Luan Hasanaj, temeluesi i nismës “Asnjë cent më shumë” në studion e emisionit “Pa Protokoll”, tregoi rrethanat se si lindi idea për reagim ndaj shtrenjtëimit të energjisë elektrike.
Sipas Hasanajt, një ndihmes të madhe e bëri edhe aktivizimi në rrjetet sociale.
“Ishte bërë një kohë që flitej se çmimi i energjisë elektrike do rritej, e që edhe pse u tha se nuk ishte e vërtetë, fatkeqësisht doli se ishte e vërtetë. Në shkurt e pamë propozimin e ZRRE-së, e pamë që nuk kishte ndonjë jehonë e duke e analizuar se kjo do jetë një rritje që do prodhonte shumë pasoja. Filloi me një postim në facebook, dhe u rrit shumë shpejtë si kauzë dhe deri të kërkesa erdhi si rezultat i kërkesës së shumë aktivistëve”, tha ai.