Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shtyhet vazhdimi i seancës për Ligjin e Speciales

Gazeta10
19 November 2026 - 12:24

Është shtyrë seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet të hidhet në votim Ligji për Dhomat e Specializuara.

Para fillimit të seancës është zhvilluar një takim ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe ushtrueses së detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku.

Ajo pas takimit tha se ka pajtim për përmbajtjen e ligjit, por dallimet ende ekzistojnë për procedurën.

Megjithatë, vazhdimi i seancës për Ligjin e Speciales është shtyrë deri në njoftimin e radhës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.