Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Seanca plenare, e paraparë të nisë në orën 10:00, ende nuk ka filluar

Gazeta10
19 November 2026 - 10:56

Seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet të hidhet në votim Ligji për Dhomat e Specializuara, ende nuk ka nisur, ndonëse ishte paraparë të fillonte në orën 10:00.

Në sallën e Kuvendit janë të pranishëm deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), si dhe disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Aleancës.

Ndërkaq, në sallë po mungojnë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), si dhe pjesa dërrmuese e deputetëve të mazhorancës.

Para fillimit të seancës është zhvilluar një takim ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe ushtrueses së detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku. Ajo pas takimit tha se ka pajtim për përmbajtjen e ligjit por dallimet ende ekzistojnë për procedurën. Megjithatë, njoftoi se ligji do të hidhet në votim në seancën e sotme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.