
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, së bashku me ish-kryetarin e kësaj partie, Bedri Hamza, po zhvillojnë një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Këtë e kanë konfirmuar burimet brenda televisionit Kanal10.
Takimi po zhvillohet në ditën kur Kuvendi i Kosovës pritet të shqyrtojë sërish Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, pas kthimit të tij në Kuvend nga presidentja e Republikës së Kosovës.
Në rendin e ditës së Kuvendit është përfshirë pika për rishqyrtimin e Ligjit nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar./Gazeta10