Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një person plagoset rëndë pas sulmit nga disa persona në Prishtinë, i dyshuari kryesor në arrati

Gazeta10
19 November 2026 - 9:44

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një sulmi nga disa persona në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur më 18 nëntor, rreth orës 19:20, ndërsa në vendin e ngjarjes janë vërejtur njolla gjaku dhe është sekuestruar një thikë.

Viktima, mashkull kosovar, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Policia ka intervistuar një të dyshuar, i cili pas vendimit të prokurorit është liruar.

Ndërkohë, i dyshuari kryesor për këtë rast ndodhet në kërkim nga Policia.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.