
Në emisionin “Politiko” më Kushtrim Sadikun dhe me musafirë në studio është diskutuar për rastin tragjik i cili ka ndodhur në vend, ku Liridona Ademaj është vrarë nga bashkëshorti i saj.
Gazetarja Bleona Dallaveraj e cili ka qenë prezente sot në rivarrimin e Lirdonës ka treguar për dhimbjet e thellë të cilën e ka përjetuar familja ku kishte shumë lotë e dhimbje.
Tutje Dallaveraj ka treguar se fëmijët e së ndjerës ende nuk e dinë për rastin makabër i cili ka ndodhur.
“Në rivarrim ku është bërë sot i Liridonës ka pasur shumë dhimbje e lotë nga familjarët si dhe familjarët po ashtu janë parë shumë të mërzitur. Gjithashtu sa i përketë fëmijëve sipas disa antarëve të familjëve ata kanë treguar se nuk e din ende për rastin dhe fëmijët pritën të rikthen në Suedi”, ka thënë Dallavraj.