
Sot ka filluar ndërtimi i rrugës A që është rimëruar “Xhim Xhema”. Punimet do të zgjasin 240 ditë apo tetë muaj, derisa kostoja e këtij projekti është mbi 8 milionë euro, raporton Gazeta10.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se sot në orën 11:00, kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës A, që është rimëruar me emrin e biznesmenit të dalluar shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Xhim Xhema.
Rama e ka quajtur këtë projekt madhor dhe ka thënë se me ndërtimin e kësaj rruge do t’ju vie fundi ngarkesave të trafikut në kryeqytet, rrezikshmërisë së lartë për fëmijët dhe kundërmimit të krejt zonës.
