
Në emisionin e mëngjesit me Arben Ahmetin, sot iu kushtua vëmendje e veçantë vlerësimit të punës së medieve në Kosovë.
Në sondazhin e hapur online dhe përmes telefonatave “Si e vlerësoni punën e mediave në Kosovë?” pati rezultate të ndryshme.
Qytetarët që telefonuan në emision live votuan me 47% opsionin shumë mirë, 40% mirë dhe 13% keq.
Kurse në sondazhin e hapur online në kanalin zyrtar të Kanal10 në Youtube 29% votuan opsionin shumë mirë, 31% mirë dhe 40% keq.
Mediumet, gazetarët dhe analistët janë bërë cak i sulmeve kohëve të fundit nga komentuesit të cilët fshihen prapa një fotografie dhe emri të rremë.
Rikujtojmë sze Ministrisa e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka pezulluar licensën e biznesit të televizionit privat, “Klan Kosova”, përmes një vendimi të pargumentuar, pa specifikim të bazës ligjore dhe pa paralajmërim./Gazeta10

