
Reshjet e shiut kanë bërë që edhe Mitrovica të mbetet pa ujë, raporton Gazeta10.
Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, e cila tha se është ndërprerë prodhimi i ujit në Impiantin e Shipolit dhe Balincit dhe me ketë edhe furnzimimi me ujë të pijes.
“Si pasojë e reshjeve të mëdha atmosferike dhe ngritjes së nivelit të turbullshmërisë së ujit të pa përpunuar është ndërprerë prodhimi i ujit në Impiantin e Shipolit dhe Balincit dhe me ketë edhe furnzimimi me ujë të pijes. Për zhvillime të reja në lidhje me rikthimin e furnizmit me ujë të pijes do u informojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e tyre./Gazeta10.