Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sibel Halimi për vdekjen e Alush Gashit: LDK humbi një nga njerëzit më të dashur

Gazeta10
15 May 2026 - 15:02

Anëtarja e Kryesisë së LDK’së, Sibel Halimi, ka thënë se sot partia e themeluar nga Ibrahim Rugova ka humbur, Alush Gashin, një prej njerëzve më të dashur.

Halimi ka thënë se Alush Gashi ka qenë bashkëpunëtor i afërt i Rugvoës dhe një mik që ka “rrezautar mirësi”

Postimi i plotë:

Humbëm sot një nga njerëzit më të dashur në Lidhjen Demokratike të Kosovës, profën Alush Gashin.
Bisedat e shumta me të, afërsia njerëzore në çdo takim e tubim, mbeten kujtime që do t’i ruaj me mall e respekt të veçantë.

Një njeri i vlerave, bashkëpunëtori i afërt i Dr. Rugovës, mik i urtë që rrezatonte mirësi e që besoi gjithmonë tek vlerat që na mbajnë bashkë.

Shumë e vështirë sot të shkruaj për kalimin e tij në amshim. Do të na mungojë pafundësisht, profa jonë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, mikes sime Ilirjanës, Anilit dhe Arbanit, miqve dhe të gjithë atyre që e deshën dhe e njohën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.