Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Siç u ka hije shqiptarëve” – Sadiku për marshin në mbështetje të krerëve të UÇK-së

Gazeta10
12 September 2026 - 13:24

Në Prishtinë pritet të nis  marshi në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një kohë kur procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara po i afrohet një etape vendimtare.

Në edicionin special të Kanal 10 kushtuar marshit, gazetari Kushtrim Sadiku e cilësoi këtë ditë si një “moment kulmor”, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit qytetar dhe mbarëkombëtar.

“Ky është momenti kulmor, para vendimit të madh të Dhomave të Specializuara, që e kulmon gjashtëvjeçarin e procesit gjyqësor. Ky proces është shoqëruar me shumë probleme, komente dhe tronditje”, tha Sadiku.

Ai theksoi se marshi i sotëm, përtej zhvillimeve politike të ditës, duhet të shihet si një moment bashkimi dhe solidariteti.

“Sot është momenti kulmor ku do të shihet solidariteti i të gjithë shqiptarëve, kudo që janë. Sot është mesazh se politika ditore duhet të qëndrojë anash dhe se të gjithë duhet të jenë bashkë, siç u ka hije shqiptarëve në përgjithësi”, u shpreh ai.

Sipas Sadikut, pjesëmarrja në marsh është edhe një shprehje e zërit qytetar dhe e mbështetjes ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, ndërsa theksoi se rëndësia e kësaj dite qëndron pikërisht te mesazhi i unitetit.

“Pra, momenti kulmor flet zëri i qytetarëve”, përfundoi Sadiku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.