Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Mesazh Hagës, urgjent me na i lëshu çlirimtarët”, qytetari nga Ferizaj në “Marshin e Lirisë”

Gazeta10
12 September 2026 - 13:28

Sheshi i Prishtinës “Skënderbeu” ka nisur të mbushet me qytetarë, të cilët po bëhen pjesë e “Marshit për Liri”, në solidarizim me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Marshi, i cili zyrtarisht pritet të nisë në orën 14:00, ka zgjuar interesim të madh te qytetarët nga qytete të ndryshme të Kosovës.

Në lidhje direkte , gazetari i Kanal 10, Zeqir Hasani, po sjellë më shumë detaje dhe prononcime me qytetarët pjesëmarrës.

Njëri prej tyre, Iliri nga Ferizaj, tha se ka një mesazh të drejtpërdrejtë për Gjykatën Speciale në Hagë:

“Kam një mesazh për Gjykatën e Hagës: urgjentisht me na i lshu çlirimtarët tonë në Kosovë. Ju mirëpresim në Kosovë!”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.