
Ish-komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj, ka arritur në marshin që po mbahet në Prishtinë në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Haradinaj iu bashkua qytetarëve të mbledhur në kryeqytet, të cilët përmes këtij marshi po shprehin mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara.