
Gazetari Kushtrim Sadiku ka folur për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke thënë se vëmendja ndërkombëtare është veçanërisht e përqendruar te ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Sadiku tha se vendimi për Thaçin pritet të përcillet me interes të madh, jo vetëm në Kosovë, por edhe në arenën ndërkombëtare.
“Drejtësi duhet të ketë. Nëse lirohen të katërtit, atëherë duhet të lirohen të gjithë. Nuk duhet të lirohet dikush e të dënohet dikush tjetër, sepse edhe më tutje do të ketë debat dhe kjo do të shkaktojë përplasje në opinionin e brendshëm të Kosovës”, tha Sadiku.
Ai theksoi se në planin ndërkombëtar, vëmendja është e fokusuar te Hashim Thaçi, ish-kryeministër dhe ish-president i Kosovës.
“Me llupë të madhe do të shihet se cili do të jetë vendimi për të”, u shpreh Kushtrim Sadiku.