
Sonte, nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë do të zhvillohet ndeshja në futboll mes Kosovës dhe Izraelit, në kuadër të rrethit të tetë kualifikues në Euro 2024.
Për të evituar ndonjë situatës gjatë natës së sotm, Policia e Kosovës ka shtuar prezencën e saj përreth stadiumit dhe në lagjet përreth.
Siç shihet në fotot e publikuara tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për këtë ndeshje, ndërsa organet e rendit kanë publikuar orë më parë edhe planin funksionues.