Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Sindroma pseudologia fantastica” – Berisha i sulmon rëndë Kurtin e Osmanin – thotë se kanë, probleme mendore

Gazeta10
26 April 2023 - 18:25

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha në seancën që po mbahet sot ka akuzuar presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti se kanë një sindromë, shkruan Gazeta10.

Duke folur për reagimet dhe deklartata e tyre që bëjnë lidhur me cdo zhvillim në vend, Berisha ka thënë se ata kanë probleme të shëndetit mendor, si “sindromën pseudologia fatastica”.

“Mënyra e reagimit tuaj, presidentes, ministres znj. Vetenigut e deputetëve  të veçantë na imponon nevojën që në Kosovë ta aplikojmë kartonin shëndetësor, që të forcohet roli i shëndetësisë në shtet bërje, siç është në SHBA ku mjekësia të çon në spital presidenten nëse shfaq reagime të tilla e simptoma, të cilat i kemi parë tek kryeministri, presidentja, ministrja e drejtësisë, që po shfaqin sindromin psikologja fantastika.”, tha ai.

Tutje, Berisha ka thënë se shkenca i njeh si pacient këta persona që reagojnë në mënyrë të tillë, duke

“Veç referojuni deklaratave të tyre, kam shumë dyshime që mund të ju lëshohet certifikata e shëndetit mental për ta ushtruar detyrën shtetërore.”, tha ai.

Sipas fjalorit psikologjik, pseudulogia fantastica është një sindromë klinike e karakterizuar nga trillime të përpunuara, të cilat zakonisht sajohen për t’u bërë përshtypje të tjerëve, për të dalë nga një situatë e vështirë ose për t’i dhënë individit një nxitje egoje. Ndryshe nga trillimet e konfabulimit , këto fantazi besohen vetëm për momentin dhe hiqen sapo të kundërshtohen nga provat./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.