Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sistemit publik shëndetësor i shtohen 17 anesteziologë të rinj

Gazeta10
09 July 2026 - 13:37

Sistemi publik shëndetësor është forcuar me angazhimin e 17 anesteziologëve të rinj, të cilët do të kontribuojnë në rritjen e kapaciteteve profesionale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe spitalet e përgjithshme të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).

ShSKUK ka bërë të ditur se anesteziologët kanë rol kyç në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, duke qenë pjesë e çdo ndërhyrjeje kirurgjikale, trajtimit intensiv dhe menaxhimit të rasteve urgjente.

Sipas njoftimit, me shtimin e 17 specialistëve të rinj do të rritet mbështetja për sallat operative, njësitë e kujdesit intensiv, repartet emergjente dhe shërbimet e tjera spitalore.

ShSKUK ka shprehur mirënjohje për angazhimin e anesteziologëve dhe u ka uruar mirëseardhje e suksese në punën e tyre, duke theksuar se përforcimi i stafit profesional do të ndikojë në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve për pacientët./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.