Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Situata me zjarret në Shqipëri, pesë vatra ende aktive

Gazeta10
25 August 2026 - 17:00

Pesë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në disa zona të Shqipërisë, ndërsa situata po monitorohet nga strukturat e emergjencave civile.

Sipas përditësimit, gjatë ditës së sotme janë raportuar gjithsej 11 vatra zjarri, nga të cilat 5 janë aktive, 5 nën mbikëqyrje dhe një është shuar.

Një prej vatrave më problematike vijon në Malin e Dajtit, në zonën mbi tunelet e Qafë Mollës.

Flakët janë aktive, ndërsa në terren po ndërhyhet me forca zjarrfikëse, efektivë të Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe Forcave të Armatosura, të mbështetur edhe nga një helikopter. Sipas autoriteteve, aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Zjarri vijon gjithashtu në Ballenjë të Dibrës, në një terren të vështirë shkëmbor, ndërsa një tjetër vatër aktive raportohet në Qafën e Helmës në Bulqizë. As në këto zona nuk raportohet rrezik për banesat.

Në Malin e Dardhës në Librazhd, zjarri është riaktivizuar duke përfshirë një sipërfaqe pyjore prej rreth 7-8 hektarësh. Ndërkohë, në Valikardhë të Bulqizës po vijon puna për izolimin e flakëve, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta.

Në operacionet për shuarjen dhe monitorimin e zjarreve janë angazhuar 65 forca operacionale dhe mjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë në terren 20 efektivë dhe një helikopter.

Ndërkohë, zonat e Gjegjanit, Gojanit, Prozhmit dhe Tërbunit në Pukë nuk kanë më vatra aktive dhe vijojnë të jenë nën monitorim./A2Cnn

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.