
Pranë pikës ku janë vendosur forcat speciale të policisë së Kosovës dhe atë në afërsi të urës së Bistricës në Zveçan, gjatë natës është vendosur tabela me mbishkrimin se “Policia Speciale e Kurtit po qëllon ndaj serbëve”, raporton Gazeta10.
Në ata vendin ku mbrëmë mbeti i plagosur serbi Milan Jovanoviq, është vendosur tabela me të cilën paralajmërohen vozitësit se në afërsi të saj ndodhet njësit e forcave speciale të Policisë së Kosovës.
Kujtojmë se njësia e forcave speciale është formuar në mes të dhjetorit të vitit të kaluar gjatë barrikadave në veri të Kosovës./Gazeta10