Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Situatë e qetë në Leposaviq, KFOR-i vazhdon ta monitorojë situatën

Gazeta10
01 June 2023 - 20:47

Situatë e qetë dhe pa incidente është raportuar aktualisht në Leposaviq, vetëm disa orë pasi kjo komunë u përballë me protesta të serbëve, transmeton Gazeta10.

Siç ka raportuar gazetarja e Kanal10, Arbenita Ilazi serbët e Leposaviqit kanë kundërshtuar edhe sot zgjedhjen e kryetarit të ri, Lulzim Hetemi.

Ajo ka njoftuar se aktualisht ushtarët e KFOR-it vazhdojnë ta monitorojnë situatën në këtë komunë.

“Nuk ka protestues. Protesta ka kohë që ka përfunduar. Përreth ndërtesës së komunës, janë vetëm disa persona, të cilat janë pronarët e lokaleve, të cilët nuk janë duke shfaqur dyshime se janë pjesë e protestuesve. Janë edhe forcat e KFOR-it që po qëndrojnë këtu. Po ashtu, edhe autoambulanca e cila ka qëndruar këtu gjatë gjithë ditës.”, tha gazetarja e Kanal10.

Kujtojmë se kryetari i sapozgjedhur i Leposaviqit, Lulyim Hetemi që nga e hëna e kësaj jave vazhdon të qëndroj brenda objektit të komunës. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.