Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Situatë e qetë në Zveçan, para komunës një numër i vogël protestuesish

Gazeta10
03 June 2023 - 14:53

Ditën e sotme në Zveçan për dallim nga ditët paraprake, situata duket më e qetë, raporton Gazeta10.

Atje siç shihen në fotografitë e dërguara nga gazetarët e Kanal10, ka një numër të vogël të protestuesve serb të cilët qëndrojnë afër objektit të komunës dhe rrethojave të vendosura nga KFOR-i ditë me parë.

Vlen të theksohet që 2 ditët e fundit janë rritur zërat për mundësinë e arritjes së së marrëveshje për të shpallur zgjedhjet e reja në komunat veriore por që kryeministri Kurti ka kërkuar se paraprakisht protestuesit siç ka thënë ai të dhunshëm duhet të largohen nga vendi ku po qendrojnë tash e sa dite. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.