
Situata është tensionuar edhe më tej në sheshet e Prishtinës, ku Policia ka hedhur gaz lotsjellës disa herë, duke shpërndarë protestuesit të cilët po kërkojnë që të votohet edhe në lexim të dytë Ligji për Dhomat e Spezializuara.
Sipas gazetarëve të Kanal 10, disa rrugë përreth Kuvendit veç janë bllokuar nga Polica e Kosovës.
Gjithnjë sipas raportimeve të tyre, janë shtuar edhe forcat e Njësisë Elitare të Policisë të cilët edhe po mundohen që ta normalizojnë situatën edhe ashtu mjaft të tensionuar.
Kanal 10 do të iu mbajnë të informuar për çdo gjë. /GAZETA10