Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“S’ka edhe çlirimtar edhe zullumqar”, Kurti sqaron deklaratën e tij në emisionin “Politiko” të Kanal10

Gazeta10
31 May 2026 - 23:55

Në emisionin “Politiko” në Kanal10, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka sqaruar deklaratën e tij të bërë më herët në një tubim në Cyrih, e cila kishte ngjallur debat në opinion publik.

Kurti ka thënë se kur ka deklaruar se “nuk mund të jesh çlirimtar emancipues dhe zullumqar sundues njëkohësisht”, ai i është referuar parimit se një person nuk mund të ruajë kredibilitetin si çlirimtar nëse, sipas tij, në pushtet sillet si sundues apo abuzues.

Ai ka shtuar se, në këtë kontekst, “të qenit zullumqar të zhvlerëson si çlirimtar”, duke theksuar se patriotizmi nuk është një status i përhershëm i ngjashëm me diplomën akademike, por vlerë që duhet dëshmuar vazhdimisht në praktikë.

“Patriotizmi nuk është si fakulteti që e kryen dhe mbetesh inxhinier gjithë jetën. Kam thënë edhe se nuk mund të jesh patriot dhe hajn,” është shprehur Kurti, duke iu referuar deklaratës së tij të mëhershme në Cyrih.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.