
Një debat i ashpër është zhvilluar në “Politiko” në mes të profesorit Nexhmedin Spahiut dhe historianit Azdren Shalës lidhur me çështjen e kombësisë.
Deklarimi i Shalës se nuk ka komb kosovar hasi në kundërshtimin e ashpër të Spahiut, i cili iu drejtua atij me termin “gomar”.
“Unë mendoj që ky është gomar. Unë s’po e shprehi këtë fyerje”, ka thënë Spahiu, i cili ka refuzuar të kërkojë falje për gjuhën e përdorur ndaj Shalës.
Por megjithatë, Shala ka sqaruar se kjo është bindja e tij dhe se beson më shumë tek kombi organik.
Ai ka theksuar se sa herë që interpretohet himni i Kosovës ngritet në këmbë, por që e emocionon himni kombëtar.
“Unë po tham për arsye historike se na jemi një komb me dy shtete edhe Kosova edhe Shqipëria. Muni mos mu ba bashkë kurrë, por ky është process historik. Unë besoj tek njerztë që besojnë tek kombi organik”, ka thënë Shala. /Gazeta10/