
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të votohet Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, raporton Gazeta10.
Në sallë ishin 79 deputetë, por vetëm 58 morën pjesë në votim.
Opozita që nga fillimi i seancës u deklarua kundër këtij projektligji, duke thënë se bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës./Gazeta10