
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj nuk arritën të gjenin një marrëveshje për grevën as pas takimit të sotëm Drejtoren e Unionit të Sindikatave të Arsimit në Europë, Susan Flock.
Kjo është bërë e ditur në një konferencë për medie, menjëherë pas këtij takimi, ku Flock tha se nuk kanë arritur që të gjejnë një zgjidhje për grevat në arsim, transmeton Gazeta10.
“Unë erdha nga Brukseli veçanërisht për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje, duhet të ju them që patëm një shkëmbim të gjatë, por nuk arritëm të gjejmë zgjedhje për këtë”, tha ajo./Gazeta10