Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

S’ka pengesa e sinjalizues, ankohen banorët e rrugës “Rexhep Krasniqi” në Kalabri

Gazeta10
09 September 2022 - 19:33

Mungesa e shenjave sinjalizuese, nëpër rrugët e kryeqytetit vazhdon të mbetet shqetësuese për banorët e rrugës “ Rexhep Krasniqi” në lagjen Kalabria në kryeqytet. Ata thonë se në mungesë të pengesave e shenjave sinjalizuese, qytetarë të shumtë vozisin shpejtë në këtë rrugë, andaj edhe janë shprehur të shqetësuar për rrezikun që po u kanoset. Nga Komuna e Prishtinës kanë thënë se gjatë javës së ardhshme ekipet e tyre do të vizitojnë këtë lagje, raporton Kanal10.

Raporti: Val Ajazi

S’ka as pengesa e as shenja sinjalizuese.

E shpejtësinë e madhe të automjeteve, nuk po ka se çfarë ta ndalojë në rrugën “Rexhep Krasniqi” në lagjen Kalabria në Prishtinë.

Banorët po shprehen të shqetësuar për aksidentet që po shkaktohen në këtë rrugë, derisa thonë se jeta e tyre po rrezikohet çdo ditë e më shumë.

Fazli Musliu banorë i kësaj lagje ka treguar se disa herë i është dashur të lajmërojë policinë, për shkak të vozitjes së shpejtë në këtë rrugë.

Banorët janë ankuar se përkundër kërkesave të vazhdueshme për t’u bërë një zgjidhje, nga Komuna e Prishtinës nuk është ndërmarrë asnjë veprim.

Ndërkaq, nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, në Komunën e Prishtinës kanë thënë se gjatë javës së ardhshme do të vizitojnë këtë lagje.

“E kemi parasysh, gjatë javës se ardhëshme, do jemi në Kalabri së bashku me ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike”

Përveç vozitjes së shpejtë në këtë lagje, banorët kanë ngritur shqetësime edhe për problemet tjera me të cilat po ballafaqohen tash e një kohë.

Mirëpo, në lidhje me mbeturinat nga kompania e pastrimit nuk kanë pranuar të flasin për televizionin.

Banorët kanë ngritur kritika se po neglizhohen nga niveli lokal e ai qendror, për shkak edhe të problemeve tjera me të cilat po përballen, përfshirë këtu me shtyllat e dëmtuara elektrike, e rrjetin e kanalizimit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.