Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“S’ka sllogan që e ndryshon realitetin tonë” – Reagon Memli Krasniqi

Gazeta10
12 September 2023 - 21:38

Pas asaj që ndodhi në ndeshjen futbollistike mes Kosovës dhe Rumanisë, ka reaguar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili ka shkruar se “që nga 17 shkurti i vitit 2008, Kosova është shtet i pavarur, ndërkaq, që nga 3 maji i vitit 2016″.

Ai tutje ka shkruar se Kosova është anëtare me të drejta të plota në UEFA.

Sipas tij slloganet politike, koret fashiste, fishkëllimat e sharjet drejt djemve tanë dhe Kosovës në Rumani – nuk na ndalin.

“Kosova, si shtet dhe si kombëtare futbollistike, do të paraqitet me krenari gjithandej nëpër botë, edhe ku nuk na duan e posaçërisht aty. Kemi punuar shumë për këtë ditë dhe nuk dorëzohemi para fashistëve të vegjël turbofolk. E përjetshme është Kosova!”, ka shkruar Krasniqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
21 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.