Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

S’ka transport, 28 nxënës në fshatin Kërvasari të Malishevës kanë ndërprerë shkollimin

Gazeta10
16 November 2022 - 8:27

Në programin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” është raportuar se 28 nxënës të fshatit Kërvasari në Malishevë kanë vendosur të mos shkojnë në shkollë, kjo shkak i mungesës së transportit.

Këta nxënës kanë kërkuar të gjendet një zgjidhje pasi ata dëshirojnë të shkojnë në shkollë, raporton Gazeta10.

Për mungesën e trasnportit prindërit e nxënësve e kanë bërë fajtore komunën e Malishevës që sipas tyre nuk ka bërë zgjidhje.

Ata thojnë se për shkak se gjendja vazhdon të jetë e njëjtë për shkak të largësisë, fëmijët e tyre nuk do i dërgojnë në shkollë.

Drejtoresha e arsimit në Malishevë, Arbreshë Krasniqi ka thënë se komuna ka hapur tenderin për transport por nuk kishte pasur ofertues.

Ajo shton se janë duke kërkuar për një zgjidhje tjetër për të siguruar transportin për nxënësit e fshatit Kërvasari.

“Është shpallë kjo kërkesë në prokurorim por nuk kemi gjetë ofertues, nuk kemi pas asnjë kompani e cila ka shprehur interesimin për me fitu këtë projekt”, tha ajo.

Përveq mungesës së transportit edhe një pjesë e madhe e rrugës në këtë fshat është e pa asfaltuar./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=wMqFPJu382o

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.