Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

‘Skandali’ i Jozit me Gjestin, Yllka Gashi: Nëse e toleroni edhe këtë term, Big Brother nuk e meritoni shikueshmërinë e as votat e shqiptarëve të Kosovës

Gazeta10
05 Shkurt 2025 - 11:10

Joz Marku pas spektaklit në momentin kur po darkonin e ofendoi rëndë banorin nga Kosova, Gjestin.

Ai e quajti ‘kopil shkine’, deklaratë kjo që mori edhe shumë reagime jashtë Big Brother.

Për këtë u bë një reagim edhe nga aktorja e njohur, Yllka Gashi, e cila u shpreh ashpër me një postim në rrjete sociale.

Ajo thotë fjalë të mëdha për Gjestin, si një shouman i lindur dhe i bën thirrje Big Brother që të marrë masa.

“Gjest, ti nuk je kopil shkine, ti je një shouman i lindur. Faleminderit që na bën me qesh e na disponon me sharmin tënd”, u shpreh ajo, përcjell telegrafi.

Tutje shtoi: “Big Brother VIP Albania nëse e toleroni edhe këtë term kaq përbuzës e racist, definitivisht nuk e meritoni shikueshmërinë e as votat e shqiptarëve të Kosovës”.

Pritet të shihet nëse do të ketë një masë për Jozin në lidhje me këtë deklaratë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.