Në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë që po mban aktualisht Moska zyrtare raportohet se po marrin pjesë edhe liderë të vendeve të rajonit.
I pranishëm është edhe Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik i cili në fjalën e tij deklaroi se populli serb është viktimë e hegjemonisë së perëndimit, transmeton Gazeta10.
Por, ajo që po shihet si skandal është edhe prezenca e shefit të Agjencisë së Intelegjencës serbe, Aleksandar Vulin.
Sipas hulumtueses ukrainase, Ivana Stradner lidhur me këtë perëndimi duhet ta pranojë atë që po ndodhë në Serbi.
“Nëse kjo është e vërtetë dhe nëse Vulin është vërtetë atje, atëherë shpresoj se Perëndimi më në fund duhet të pranojë atë që po ndodh në Serbi.”, ka shkruar mes tjerash Stradner.
Dodik javë më parë ka paralajmëruar shkëputjen e Republikës Sërpska dhe bashkimin me Serbinë./Gazeta10
Wow! Moscow hosts the International Security Conference. 🇷🇺 Telegram reports that the Director of Serbian intelligence agency, Vulin is there!
— Ivana Stradner 🇺🇸🇺🇦 (@ivanastradner) May 24, 2023
Patrushev addressed the audience, then Serb leader from Bosnia and Herzegovina, Milorad Dodik said that “the Serbian people became the… pic.twitter.com/G8kSBvaxEf