Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Skenderaj, gjendet i vdekur një 77-vjeçar në malin që ishte kapluar nga zjarri

Gazeta10
19 February 2024 - 23:03

Trupi i një burri 77-vjeçar është gjendur i vdekur në një mal të fshatit Rezallë të Skenderajt.

Atë e gjetën familjarët e tij, në malin që ishte kapluar nga zjarri.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

“Rreth orës 18:00, është raportuar se në  fshatin Rezallë  të Skenderajt, është  gjetur pa shenja jete viktima mashkull i moshës 77 vjeçar. Bazuar në  informatat e para, bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga familjaret e tij në  një  zonë  mali që  ishte kapluar nga zjarri”.

“Hetuesit policor me autorizim të  prokurorit kanë  nisur hetimet për  rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. Me urdhër  të  prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për  obduksion në  IML”, ka thënë ai. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.