Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sllovenia mbështet dialogun Kosovë – Serbi

Gazeta10
16 January 2023 - 18:48

Raporti: Gentiana Gashi / Kanal10

Ministrja e Punëve të Jashtme Sllovene, Tanja Fajon, të hënën ka qëndruar për vizitë në Kosovë, me ç’rast, është takuar me të gjithë liderët e shtetit. Ajo ka kërkuar që të fillojnë negociatat  me Serbinë, si dhe ka theksuar se janë të shqetësuar për rreziqet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Ndërkaq, krerët e shtetit kanë thënë se Kosova është e gatshme për procesin e dialogut, por që sipas tyre, Serbia është ajo që po e pengon progresin.

Sllovenia i ka dhënë mbështetje dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përfundimit të këtij procesi me normalizim të marrëdhënieve mes të dyja shteteve.

Një qëndrim të tillë të shtetit slloven e ka bërë të ditur në Prishtinë, ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, e cila është pritur në takime të ndara nga liderë të shtetit të Kosovës.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kërkuar mbështetjen e Sllovenisë për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata të tjera ndërkombëtare.

Gjithashtu, është diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Osmani ka potencuar se Kosova mbetet palë konstruktive, por Serbia me obstruksionet e saj dhe duke përdorur bandat kriminale në veri të vendit po përpiqet ta destabilizojë Kosovën dhe ta pengojë dialogun”, njofton Presidenca e Republikës së Kosovës.

Pas takimit me Fajon, edhe kryeministri Albin Kurti, ka theksuar rëndësinë e miqësisë me shtetin slloven, partneritetin dhe bashkëpunimin në procese integruese.

 “U bisedua për perspektivën evropiane të rajonit, rëndësinë e Procesit të Berlinit, rreth hapave të ardhshëm drejt normalizimit të  plotë të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër, dhe për çështje tjera aktuale.”, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Kyediplomatja sllovene është takuar edhe me homologen e saj nga Kosova, Donika Gërvalla, së cilës ia ka shprehur përkushtimin e Sllovenisë për të përkrahur Prishtinën në procesin e dialogut me Serbinë.

Sipas saj, Kosova të fillojë negociatat me shtetin serb për propozimin franko-gjerman.

“Të gjithë jemi të shqetësuar për rreziqet e sigurisë në Ballkan dhe për këtë duhet dhe kemi nevojë për një Ballkan Perëndimor të fortë dhe Kosovë të fortë. Shumë shpesh kemi folur për marrëdhëniet për gjendjen në pjesën veriore të Kosovës dhe unë gjithmonë kam thënë që Kosova të përpiqet për normalizimin e marrëdhënieve dhe nuk duhet të bëhet eskalimi i gjendjes andej dhe të filloj negociatat që të flasin në lidhje me propozimin e sponsorizuar të Bashkimit Evropian që e kanë në tavolinë në lidhje me normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes Serbisë dhe Kosovës.”, tha Tanja Fajon – Ministre e Punëve të Jashtme e Sllovenisë.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova është e përgatitur për finalizimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Por, sipas saj një gatishmëri e tillë nuk shihet nga Serbia.

Ajo ka thënë se institucionet e vendit nuk do të kërkojnë rrugica për implementimin e një Asociacioni që shkel Kushtetutën

Gjatë vizitës në Prishtinë, kryediplomatja sllovene ka takuar edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Galuk Konjufcaa.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.